Gjermani, azilkërkues të dhunshëm sulmojnë pa shkak, kalimtarët në rrugë

Gjermani, azilkërkues të dhunshëm sulmojnë pa shkak, kalimtarët në rrugë

11:36, 02/01/2019

Në Amberg të Bavarisë disa persona me origjinë të huaj kanë sulmuar kalimtarët në rrugë pa kurfarë shkasi. Autoritetet kërkojnë dëbimin e tyre.

Nga Deutsche Welle.

Katër azilkërkues të moshës 17-19 vjeçare, me origjinë nga Siria, Afganistani dhe Irani kanë sulmuar fizikisht të shtunën në Amberg të Bavarisë shumë kalimtarë të rastit pa asnjë shkas dhe paralajmërim. Të paktën 12 persona janë lënduar, shumica prej tyre lehtë. Të dyshuarit, të cilët sipas të gjitha gjasave në momentin e sulmeve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, janë arrestuar dhe po mbahen në burg.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka denuar ashpër këtë sulm. Seehofer tha se "Gjermania duhet t'i ashpërsojë ligjet për dëbimin e azilkërkuesve të dhunshëm. Ngjarjet në Amberg më kanë mllefousur tepër. Këto janë akte të dhunshme të cilat nuk mund të tolerohen", deklaroi Seehofer për gazetën "Bild". Sipas tij: "Nëse azilkërkusit kryejnë ndonjë vepër të dhunshme, ata duhet të largohen nga Gjermania. E nëse ligjet e tanishme nuk mjaftojnë, atëherë ligjet duhet të ndryshohen."

Këto sulme ka denuar ashpër edhe shefi i sindikatave të policisë gjermane, Rainer Wendt. Ai ka kërkuar nga qeveria që të reagojë lidhur me rastin në Amberg. "Nuk është e mundur që të flitet "për përndjekje të personave të caktuar" vetëm kur këto vepra kryhen nga krahu i djathtë ekstremist", theksoi Wendt. "Motivi i këtyre sulmeve është mosrespktimi i thellë i shtetit tonë dhe njerëzve tek të cilët këta përsona kanë ardhur të jetojnë", tha ai. "Këta katër pesona mund të lirohen vetëm atëherë kur të kenë shkelur tokën e vendit të origjinës prej nga kanë ardhur", theksoi Wendt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco