Revolta e ‘jelek verdhëve’, Shkon në 9 numri i viktimave në protestat franceze

Revolta e ‘jelek verdhëve’, Shkon në 9 numri i viktimave në protestat franceze

13:40, 20/12/2018
A+ Aa A-

Numri i te vdekurve në protestat e 'jelekverdhëve' në Francë ka shkuar në nëntë, njoftoi qeveria franceze të enjten.

"Ka pasur një të vdekur të nëntë këtë mëngjes në Agen. Ishte një 'jelekverdhë' që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë,"-tha për a gazetarët Ministri i Brendshëm Christophe Castaner.

Zyrtarët lokale raportuan se viktima e fundit, një burrë rreth moshës 60-vjeçare, u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.

Shumica e vdekjeve të protestuesve ka ndodhur si pasojë e aksidenteve rrugore, pasi 'jelekverdhët' bllokuan rrethrrotullimit dhe dëmtuan autostradat.

Qytetarët francezë nisën protestat në mes të nëntorit kundër rritjes së taksave të karburantit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco