Drone për furnizimin e ishullit, fillon zëvendësimi i helikopterit

Drone për furnizimin e ishullit, fillon zëvendësimi i helikopterit

06:51, 10/12/2018
A+ Aa A-

Banorët e ishullit Moose Factory në veri të Ontario do të fillojnë të marrin mallra me dron vitin e ardhshëm.

Kombi i parë i  Moose Cree ka nënshkruar një marrëveshje komerciale prej 2.5 milion $ (£ 1.5m) me një kompani ku shpërndarjen do ta bëjë me dron për të transportuar furnizime në mjekësi, ushqime si dhe  do shërbejë si poste nga qyteti kontinental i Moosonee.

Ishulli i Moose Factory është i arritshëm vetëm me anije në verë,  kurse gjatë stinëve të tjera rruga ndrin plotësisht. Ka raste emergjente ku transporti është me helikopter.

Shërbimi i shpërndarjes së droni do të fillojë pranverën e ardhshme, përcejll syri.net.

Dronet do të ketë një ngarkesë maksimale prej 5 kg (11 lb) për udhëtimin  i cili zgjat afërsisht 10 minuta përgjatë lumit Moose, ku nuk ka asnjë urë që lidh pjesën e ishullit nga qyteti më i afërt i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco