Marrëveshja e Brexit, kaos politik në Britani, May përgjigjet përpara Parlamentit

Marrëveshja e Brexit, kaos politik në Britani, May përgjigjet përpara Parlamentit

15:48, 15/11/2018
A+ Aa A-

Britania e Madhe është mbërthyer nga ethet e ikjes nga Bashkimi Europian.

“Njerëzit duan qe ne ta mbarojmë këtë punë”, tha kryeministrja Theresa May në ditën kur dy ministra të kabinetit të saj dhanë dorëheqjen për shkak të Brexitit.

Shefja e ekzekutivit britanik i është përgjigjur prej dy orësh pyetjeve të ligjvënësve.

“Votimi kundër marrëveshjes së arritur për shkëputjen nga BE-ja do të na çojë në pikën e nisjes,- u shpreh ajo, – e do të shkaktojë më shumë pasiguri dhe përçarje në vend. Ajo praktikisht rikthen kontrollin në kufijtë, ligjet dhe paratë tona; mbron vendet e punës, sigurinë dhe integritetin e Mbretërisë së Bashkuar, argumentoi May.

Me herët, sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab dha dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plotë draftin e ujdisë me bllokun europian.

Pak pas tij, të njëjtën gjë bëri dhe sekretarja e Punës dhe Pensioneve, Esther McVey. Problemin kryesor, Raab e sheh tek regjimi rregullator i propozuar për Irlandën e Veriut, që përbën sipas tij një kërcënim shume real ndaj integritetit të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco