Kamerun, rrëmbehen 79 fëmijë nga shkolla Rrëmbyesi që filmoi fëmijët e kthen atë nga vetja në fund

Kamerun, rrëmbehen 79 fëmijë nga shkolla

09:59, 06/11/2018
A+ Aa A-

Dhjetra fëmijë, nxënës, janë rrëmbyer nga një shkollë me konvikt në perëndim të Kamerunit. Të paktën 79 studentë dhe tre të  rritur, përfshirë drejtorin, u kapën mëngjesin e së hënës në Bamenda, kryeqytetin e rajonit veriperëndimor, tha një zyrtar i qeverisë për BBC.

Tani është duke u zhvilluar një operacion masiv kërkimi ku është përfshirë ushtria e Kamerunit.

Rajonet veriperëndimore dhe juglindore të Kamerunit janë goditur nga një rebelim gjatë viteve të fundit.

Guvernatori rajonal Adolphe Lele L’Afrique fajësoi separatistët për rrëmbimin.

Milicët, që kanë kërkuar pavarësinë e dy rajoneve anglishfolëse, kishin bërë thirrje për bojkotim të shkollave.

Por asnjë grup i vetëm nuk ka thënë se ka bërë rrëmbimin e fëijëve të moshës 10-14 vjeç të shkollës së Msme Presbiterane në Bamenda.

Një video ku shfaqen disa fëmijë e që besohet se e ka filmuar një prej rrëmbyesve po shpërndahet në mediat sociale.

Nxënësit, të gjithë djem të mbledhur në një dhomë të vogël, duken nervozë kur personi që mban kameran i urdhëron ata të thonë emrat dhe se ku ndodhen. Ata të gjithë përsërisin shprehjen: Unë jam marrë nga shkolla mbrëmë nga djemtë Amba, nuk e di ku ndodhem”.

Amba është një shkurtim për Ambazonia, emrin e vendit të ri që separatistët duan të krijojnë.

Një nxënës, që nuk u pa pasi u fsheh nën krevat, tha për BBC se ngjarje u zhvilluan shpejt kur rrëmbyesit hynë në shkollë.

“Një prej shokëve të mi ata e rrahën pa mëshirë. Gjithç farë mund të mendoja ishte të qëndrojë urtë. Ata kërcënuan se do të qëllinin disa njerëz....të gjithë djemtë e rritur ata i mblodhën kurse të vegjlit i lanë menjanë.

Moderatori i Kishës Presbiterane në Kamerun, Fonki Samules Forba tha për BBC se ata kishin folur me rrëmbyesit.

“Ata nuk duan ndonjë shpërblim. Ata duan që ne të mbyllim shkollat. Ne kemi premtuar që do t’i mbyllim shkollat”, tha ai për BBC/ SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco