FOTO/ Treni ekspres del nga shinat në Taivan, dhjetra të vdekur, qindra të plagosur

FOTO/ Treni ekspres del nga shinat në Taivan, dhjetra të vdekur, qindra të plagosur

14:58, 21/10/2018
A+ Aa A-

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe 137 janë plagosur prej një katastrofe hekurudhore në Taivan. Autoritetet e hekurudhës thanë se po hetojnë për aksidentin që ndodhi në Yilan County në orën 16:50 me orën lokale, ose 8:50 GMT të dielën, njofton BBC.

Në total, 366 persona ishin në trenin e shpejtësisë së lartë që po udhëtonte nga Taipei në qarkun lindor të Taitung kur tetë nga vagonët e tij dolën nga shinat. Agjencia Qëndrore e Lajmeve të Taivanit njoftoi se dhjetra pasagjerë mund të jenë të bllokuar ende brenda. Treni Puyuma Express 6432 doli nga shinat afër stacionit Xinma, pranë qytetit Su’ao rreth 70 km larg nga Taipei.

Nuk është e qartë ende se çfarë e shkaktoi rrëshkitjen e trenit, por dëshmitarët thanë për mediat lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj shkëndija dhe tym. Ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit janë duke ndihmuar të plagosurit dhe Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 120 ushtarë për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.

Dëshmitarët thanë se duhet të thyejnë dritaret për të dalë nga vagonët dhe dhjetra të plagosur janë duke u transportuar drejt spitaleve të zonës.

Autoritete thanë se 5 vagonë përfunduan të kthyer në brinjë. Shumë trupa ishin duke u hequr prej tyre duke filluar që nga ora 20:00 me orën lokale, ose 12:00 GMT të së dielës mbrëma.

Liderja e Taivanit, Tsai Ing-wen e përshkroi aksidentin në Twitter si një tragjedi e madhe. “Mendimet e mia janë të gjitha për viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi ajo.

Taivani ka një rrjet hekurudhor të gjërë dhe më shumë se gjysëm milioni udhëtarë lëvizin me të çdo ditë. Kjo rrugë treni përgjatë bregdetit është shumë popullore për turistët që vizitojnë ishullin./SYRI.NET  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco