Vdes Presidenti i Vietnamit

Vdes Presidenti i Vietnamit

10:24, 21/09/2018
A+ Aa A-

Media shtetërore Vietnameze njoftoi se presidenti i këtij vendi, Tran Dai Quang, ka vdekur në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje serioze.

"Presidenti Tran Dai vdiq më 21 shtator në spitalin ushtarak", raportoi Agjencia e Lajmeve në Vjetnam.

Quang ka pasur kryesisht rol ceremonial si president, pasi kryeministri dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste mbajnë shumicën e pushtetit.

Ai është betuar si president në vitin 2016, pasi është zgjedhur nga Partia Komuniste pa opozitë.

Quang ka shërbyer më herët si ministër i Sigurisë Publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco