Kryeministri i ri, Conte i propozohet Presidentit/ Salvini: Europa s’ka arsye të ketë frikë nga...

Kryeministri i ri, Conte i propozohet Presidentit/ Salvini: Europa s’ka arsye të ketë frikë nga...

22:37, 21/05/2018
A+ Aa A-

Lëvizja Pesë Yje dhe Liga i kanë propozuar sot presidentit të Italisë, emrin e Giuseppe Conte, për kreun e qeverisë së koalicionit.

Udhëheqësit e dy partive më të mëdha në Parlament, Luigi Di Majo dhe Mateo Salvini, thanë pas bisedimeve me presidentin italian Sergio Matarl, se kanë vendosur që Conte të propozohet për të drejtuar qeverinë e vendit, duke i dhënë fund periudhës së pasigurisë politike në vend.

Udhëheqësi i Ligës, Mateo Salvini, një nga dy partitë e koalicionit të ardhshëm qeveritar në Itali, tha se vendet evropiane nuk kanë arsye të kenë frikë nga qeveria e re italiane.

Salvini tha se qëllimet e qeverisë së re janë rrisë ekonominë e vendit dhe sipas tij italianët do të jenë në ballë, me respektin e duhur për rregullat dhe kufijtë e Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco