Këto janë gabimet që Melani nuk do ja falë kurrë Donald Trump-it

Këto janë gabimet që Melani nuk do ja falë kurrë Donald Trump-it

21:18, 20/05/2018
A+ Aa A-

Daljen e të shoqes nga spitali, Donald Trump e përshëndeti me një mesazh në “Twitter”, por syrit të mediave nuk i shpëtoi fakti që e kishte shkruar gabim emrin e saj.

 “Është gëzim i madh që e kemi sërish zonjën tonë të parë të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë. Melanie ndihet dhe është shumë mirë”, ishte komenti i tij fillestar, të cilin e ndërroi më pas me shpejtësi, duke e shkruar emrin këtë herë saktë, “Melania”.

Bashkëshortja e presidentit iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshka për shkak të një problemi shëndetësor. Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, sqaroi përmes një deklarate se Melania “po pushon dhe është në gjendje shumë të mirë shpirtërore”.

Stephanie shprehu mirënjohje për telefonatat dhe mesazhet që kanë dërguar mijëra dashamirës me lutje dhe urime për një shërim të shpejtë të zonjës Trump. Ajo është tashmë në Shtëpinë e Bardhë pas operacionit në spitalin ushtarak “Ëalter Reed”, ku qëndroi 5 ditë, periudhë gjatë së cilës Trump e vizitoi disa herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dr21/05/2018 09:30

Më bën përshtypje se në media është bërë tashmë rutinë që të publikohen fotografi të presidentit aktual amerikan, ku ai paraqitet me një portret të shëmtuar e deformuar. Në fakt në foto normale, z Trump ka një paraqitje të një portretit tipik burrëror amerikan. I njejti abuzim bëhet edhe me akuzat kundër tij, si një president amerikan "i dashuruar" pas Rusisë e Putinit, kur të gjitha veprimet e administratës amerikane drejtuar prej tij, tregojnë të kundërtën. Nëse nisemi nga faktet e jo nga propogandat mediatike, del se presidenti Trump është presidenti më "luftarak" kundër politikave oportuniste me rusët, kinezët e komunistët në tërësi.

Shto koment

Denonco