Takimi me Kim Jong-un, Trump: Po shqyrtoj datat dhe vendin, nuk përsëriten gafat e Obamës

Takimi me Kim Jong-un, Trump: Po shqyrtoj datat dhe vendin, nuk përsëriten gafat e Obamës

19:16, 26/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të ketë një takim me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në një  intervistë për ‘Fox Neës’, Trump tha se është duke shqyrtuar tri ose katër data dhe pesë lokacione për takimin e planifikuar me liderin koreano-verior.

Presidenti amerikan akuzoi administratën e ish-Presidentit, Barack Obama, veçanërisht ish-Sekretarin e Shtetit John Kerry, për lejimin e përshkallëzimit të situatës me Korenë e Veriut.

Trump, në një intervistë me "Fox & Friends" të enjten, tha se ishte i gatshëm të dilte nga takimi i planifikuar i tij i ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ose ta anulonte krejtësisht nëse do të ishte joproduktiv.

"Unë nuk jam si [Presidenti Barack] Obama kur shkoi me Kerry, i cili është negociatori më i keq që kam parë ndonjëherë," tha Trump në "Fox & Friends".

Trump gjithashtu hodhi poshtë komentin e medias që sugjeroi se po bën lëshime për të siguruar takimin me diktatorin e Koresë së Veriut.

Ai përsëriti një nga ankesat e tij të rregullta në lidhje me situatën e Koresë së Veriut, domethënë se administrata e Obamës e la atë me një situatë të përshkallëzuar që ai pretendonte se mund të ishte zgjidhur shumë më lehtë në administratat e mëparshme.

"Kemi pasur njerëz të dobët, kjo duhet të ishte zgjidhur shumë kohë para se të merrja detyrën", tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco