Zhduken diamantet 15 miliardë dollarë, nën hetim ish - Presidenti

Zhduken diamantet 15 miliardë dollarë, nën hetim ish - Presidenti

15:28, 21/04/2018
A+ Aa A-

Zhdukja e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë, ka bërë që të përfshihet nën hetim ish-Presidenti i vendit.

Bëhet fjalë për Robert Mugabe, ish-President i Zimbavesë, i cili në 9 maj do të dalë para komisionit parlamentar.

Ai do të pyetet, për atë që di lidhur me zhdukjen e diamanteve.

Dyshohet se zhdukja e diamanteve ka ndodhur për shkak të korrupsionit.

Për këtë akuzë, Mugabe u denoncua dy vite më parë, deri sa nëntorin e kaluar, u detyrua që të japë dorëheqjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco