Të gjithë të barabartë apo barazi për të gjithë?

Të gjithë të barabartë apo barazi për të gjithë?

12:27, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Leonard Seferi

Për barazinë është folur që në antikitet. Sokrati ka folur për barazinë. Platoni i shtoi edhe drejtësinë barazisë. Mirëqenia e shteteve nuk matet me të ardhurat që kanë por me nivelin e  drejtësisë në disponojnë thoshte Platoni.

Ndërsa në literaturën moderne fjala barazi mori më shumë kuptim pas Revolucionit Francez nga mendimtari Jean-Jacques Rousseau dhe u përpunua nga Marksi si një e mirë që do ta shpëtonte njerëzimin. Liri dhe barazi ishte motoja e tij. T'ua marrim atyre që kanë dhe t'ua japim atyre që skanë derisa t'i barazojmë.

Të barazojmë ç'do gjë!

Të mendojmë njëlloj, të gjithë!

Të qethemi të gjithë njëtrajtshëm!

Elitat dhe mendimtarët që mendojnë ndryshe t'i burgosim, t'i varim,  t'i pushkatojmë dhe në vend të tyre të zgjedhim si përfaqësues në ç'do niveli shtetëror njerëz që s'dinë, por të jenë njerëz të pushtetit.

Shkurt, të gjithë të 'barabartë'!

Sikur nuk mjaftonte kaq shumë barazi tani na lipset që edhe gjininë ta unifikojmë. Të gjithë burra dhe të gjithë gra. Ose të gjithë asnjëri, apo akoma më keq të gjithë si duam ne.

Kjo nuk është barazia që njerëzit kanë nevojë.

Shqiptarët kanë nevojë për shanse të barabarta që kur lindin. Kanë nevojë për spitale të barabarta, për barazi mundësish në arsim, në ekonomi dhe në çdo fushë, pra për barazi në procese jo të detyrohen të barazohen si qenie. Sepse diçka që është kundër të natyrshmes njerëzore nuk do të funksionojë kurrë. Të mos hymë edhe në punët e Zotit, i cili krijoi burrin burrë e gruan grua.

Asnjë urrejtje për zgjedhjen e secilit por kurrë nuk mund të implementohen mendimet jo natyrale të minorancave tek mazhorancat.

Vetëm barazia për të gjithë në mundësi dhe shanse do të prodhojë elitat e munguara në këtë vend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco