Cilat simbolika të Skënderbeut ruajti Mbreti Zogu I?

Cilat simbolika të Skënderbeut ruajti Mbreti Zogu I?

14:52, 18/02/2024
A+ Aa A-

Pavarësisht dëshirës për t'u kurorëzuar si Mbret i Shqiptarëve në fortesën e Krujës dhe pavarësisht se nuk arriti të sjellë në atdhe helmetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, gjatë kohës së mbretërimit të tij, Zogu I i ruajti me fanatizëm simbolet e heroit tonë kombëtar.

Me vendim qeverie në vitin 1930, stema e shtetit shqiptar do të kishte në qendër të saj kurorën e Skënderbeut.

Gjithashtu, bankënota 100 fr ar mbante në njërën anë portretin e mbretit dhe në anën tjetër portretin e Skënderbeut. Ndërsa, me dekret të posaçëm mbretëror një nga dekoratat më të larta të shtetit shqiptar u vendos të ishte "Urdhri i Skënderbeut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco