VIDEO/ Brunilda Zllami në ‘Odeon’: ‘Pas mesnate’ u ngjiz në kohë të dhunshme psikologjike

VIDEO/ Brunilda Zllami në ‘Odeon’: ‘Pas mesnate’ u ngjiz në kohë të dhunshme psikologjike

21:24, 17/02/2024
A+ Aa A-

 

Pandemia ka qenë një periudhë që ka lënë te krijuesja. Ajo tregoi në ‘Odeon’ se subjekti i romanit ‘Pas mesante’ u ngjiz nga kaotizmi që pushtoi vendin në atëkohë dhe nga vuajtjet e njerëzve.

‘Pas mesnate’ është një libër që është ngjizur në kohë të dhunshme psikologjike. Është një roman, I cili u brumos pak nga pak gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Atë periudhë unë e jetova në një mënyrë shumë të tërësishme, pasi drejtova urgjencën e spitaleve. Shihja ato emocionet, ndjesitë, ai terri që duket si një mesnatë e pambarimtë. Ai ishte sfondi dhe nisma e parë për ta shkruar këtë libër. Ky sfond pandemie ishte tamam si telajo, me dritëhijet e veta të së errtës, ku secili nga personazhet pësoi një rizgjim në këtë mesnatë’, tha Zllami.

Botimi ka qenë një prej më të parapëlqyerve të lexuesve të saj të përkorë.

Më tej krijuesja u ndal te prurjet e reja në shkrimtari. Zllami e quajti detyrë të institucioneve shtetërore promovimin e talenteve të rinjë në letrat shqipe.

‘Imagjinoni një shkrimtar të ri që shkruan sot, si do identifikohet? Si do promovohet? Si do arrijë te lexuesi? Në gjithë këtë zhurmnajë të madhe, ku për hir të së vërtetës në mediat virtuale, në rrjetet sociale të gjithë janë shkrimtarë, poet, aktorë, piktorë dhe kur ka një zhurmë shumë të madhe nuk dëgjohet zëri i bilbilit, pasi çjerrja e mbyt dhe nuk është detyra e zërit të mirë të dikujt, i cili duhet të shqyej zhurmën kaotike që është, është detyra e shumë elementëve e institucioneve që merren me artin që t'i identifikojnë, promovojnë, ndihmojnë’, u shpreh autorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco