Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Elektra na bëri të besojmë te mrekullitë'

'Elektra na bëri të besojmë te mrekullitë'

10:15, 17/02/2024
A+ Aa A-

Përpara 4 - 5 vjetësh me komedinë - sukses historik - Boeing Boeing, Teatri Shëtitës theu një tabu.

U tha është komedi prandaj e mbushi sallën gjithë javën. Teatri Shëtitës "Çajupi" e përsëriti suksesin e gjithë javës me sallë plot edhe me komedinë tjetër të suksesshme "Një dasmë e hatashme". Madje salla mbushej edhe ditët e big brother që kishte monopolin e mbrëmjeve.

Këtë rradhë mrekullinë e bëri publiku i kryeqytetit i cili e mbushi sallën të hënë, të martë, të mërkurë, me tragjedinë "Elektra". Ky sukses aspak i njohur deri më sot në historinë e shfaqjeve të Teatrit Shqiptar, është një triumf.

Edhe njëherë u konfirmua  fuqia e madhe që ka Teatri, sepse Teatri nxit forca të panjohura shpirtërore dhe forca shpirtërore krijuese si dhe ajo fizike rritet si rezultat i goditjeve dhe kundër goditjeve.

Duartrokitjet e publikut i perceptuam si tingulli i ëmbël i një kambanë. Ka dritë në fund të tunelit... Teatri po rishndërrohet në nevojë. Ka dritë... 
#rroftëteatri.

Javën tjetër përsëri  "ELEKTRA", të hënë, të martë, të  mërkurë, në datat 19 - 20 - 21 Shkurt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco