Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mjeshtrja e kukullave tregon truket në ‘Odeon’, Mazreku: S’ka aktivitete, ku po shkojnë fëmijët tanë?

21:11, 20/01/2024
A+ Aa A-

Mjeshtrja e madhe e kukullave Florinda Mazreku e ftuar në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv tregoi për veprimtarinë artistike 43-vjeçare në Teatrin e Kukullave.  Aktorja që ka rritur breza të tërë fëmijësh u rikthye në fillimet e rrugëtimit artistik.

‘Krijoja me ndonjë gjilpërë që ia merrja gjyshes ose mamasë personazhet dhe kukullat e mia. Isha shumë aktive që në shkollën 8 vjeçare, këndoja dhe bëja akrobaci. Edhe kur shkoja në pallatin tim atëkohë, edhe në shtëpi futesha gjithmonë duke kënduar’, tha Mazreku.

E mërzitur për mungesën e vëmendjes së fëmijëve ndaj teatrit, Florinda Mazreku thotë se është e domosdoshme që të vegjlit të rriten duke shijuar art të mirë, në një kohë që teknologjia është bërë kaq prezente në jetën e tyre. 

 ‘Sot aktivitetet kanë stepur disi. Ne ishim shumë të plotësuar nëpër shkolla. Ne mbidheshim kishim komunikim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme, ngase sot është celulari në qendër të komunikimit. Shoh nipat e mi që i kam shumë problem për përdorimin e celularit. Ne ishim gjithmonë të gëzuar e në veprim. Ndonëse lodrat tona ishin të thjeshta ne qëndronim bashkë dhe kishim kënaqësi të luanim me ato. Teatri transmeton një sërë mesazhesh, ndaj po i them këto gjëra: Ku po shkojnë fëmijët tanë?’ – tha aktorja.

Përgjatë emisionit, aktorja e  mbi 300 personazheve foli për marrëdhëniet me aktorët e mëdhenj të skenës, se si i besuam që nga fillimi, për miqësinë e afërt me Margarita Xhepën e Sandër Prosin. 

E përlotur teksa ‘kacamisrin’, ‘miushin’, ‘vajzën e ujërave’, ‘oktapodin’ e mjaft personazhe të tjera të dashura për fëmijët e të rritur që e ndjekur në skenë,  aktorja rrëfehet si rrallëherë, për jetën, rininë ëndërrplotë, familjen, pasionin për profesionin që i dedikoi gjithë jetën e tek i cili kontribuuon dhe sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco