Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Basha: Arrestimi i protestuesve, tregon 'përkushtimin' e Ramës ndaj vlerave europiane
“Kjo është një javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë”.
Kështu e nis postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha.
Për më shumë
'21 të arrestuar në dy ditë'/ Kryemadhi: Urrejtja e Ramës ndaj shqiptarëve, motivi që mban në këmbë këtë qeveri
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shpreh mbështetjen e saj për të arrestuarit e protestës tek Unaza e Re, mes të cilëve edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit për rrëmbimin e 15 qytearëve.
Për më shumë
Gjata: Policia është në shkelje totale kushtetuese, largimi i Ramës është zgjidhja
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, në një prononcim për “News 24” nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, është shprehur se, arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliut dhe banorëve të tjerë të “Unazës së Re” është veprim i jashtëligjshëm.
Për më shumë
Protesta e 'Unazës së Re'/ Basha: Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës dhe për ligj
Banorët e “Unazës së Re” në Tiranë kanë nisur protestën e rradhës kundër prishjes së banesave të tyre.
Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ish deputetë të tjerë të opozitës së bashkuar.
Për më shumë
VIDEO/ Policia nis reprezaljen te 'Astiri'/ Shoqërohen Klevis Balliu dhe disa banorë
Menjëherë pas mbylljes së protestës së banorëve të Unazës së Re, ku mori pjesë edhe kreu i PD Lulzim Basha, policia e shtetit ka nisur arrestimet.
Përveç disa banorëve, në polici është shoqëruar edhe ish deputeti demokrat Klevis Balliu.
Për më shumë
Borschardt u tregon gishtin e mesit protestuesve/ Vasili i prerë: Të shpallet 'non-grata'
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas aktit të turpshëm të ambasadorit të OSBE, Berndt Borschardt.
Përmes një postimi në Facebook, zyrtari i LSI kërkon shpalljen non grata të diplomatit gjerman.
Për më shumë
Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën/ Po e publikove prapë këtë foto, do bëj publike të vertetën
Ish Kryeministri Berisha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas ripublikimit të disa fotove të Edi Ramës më shenja të dhunës në fytyrë.
Për më shumë
VIDEO/ Çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës? Deklarata e avokatit shton misterin
Avokati mbrojtës i Bledar Toçit thotë se viktima Dritan Haxholli ka qëlluar dy herë me armë policin e burgjeve.
Për më shumë
Ja çfarë thotë policia/ Zarfet e ardhura nga Serbia shkaktojnë alergji numëruesve
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Qendrën e verifikimit të votave në Serbi, për shkak të disa problemeve që kanë shfaqur numëruesit.
Për më shumë
SHBA tërheq trupat nga Siria, Trump: Veprim ‘shumë i zgjuar...ndryshe nga e kaluara’
Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim "shumë i zgjuar ... ndryshe nga e kaluara" për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.
Për më shumë
FOTO/ Ka ndryshime, zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Moldavi. Në sulm luajnë...
Të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Zimbru Stadium” Moldavia pret Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.
Për më shumë