FOTO/ Ka ndryshime, zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Moldavi. Në sulm luajnë...

FOTO/ Ka ndryshime, zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Moldavi. Në sulm luajnë...

23:11, 13/10/2019

Të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Zimbru Stadium” Moldavia pret Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Në këtë përballje, pritet që të ketë ndryshime. Nuk përjashtohet që të bëhet rokada edhe në portë, për t’i dhënë minuta edhe Etrit Berishës. Jo për ndëshkim ndaj Strakoshës, sesa për vlerësim edhe ndaj portierit të SPAL-it, i cili ka bërë vërtet mjaft mirë në Serinë A deri më tani.

Përpara mund të ketë vend për debutuesin Marash Kumbulla, djaloshin 19- vjeçar që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Veronën në Serinë A. Gjimshiti dhe Veseli mund të gjejë sërish vetën në fushën e lojës, për të mos e bërë “rokadë” totale. Përpara në mesfushë, Ramadani dhe Abrashi mund të kenë përkrah Kristi Qosen.

Djaloshi i Ruzemberok, mund të testohet me fanellën kuqezi, pas disa grumbullimeve dhe formës së mirë që ka treguar me skuadrën e tij. Nga krahët, Odise Roshi dhe Hysen Memolla mund të jenë respektivisht djathtas dhe majtas. Të dy jo vetëm në mbështetje të prapavijës, por mbi të gjitha përkrah dyshes Bekim Balaj dhe Taulant Seferi. Për këtë të fundit, mund të ketë vend për të debutuar me kuqezinjtë.

Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë sipas ‘Panorama Sport’:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco