Basha: Arrestimi i protestuesve, tregon 'përkushtimin' e Ramës ndaj vlerave europiane

Basha: Arrestimi i protestuesve, tregon 'përkushtimin' e Ramës ndaj vlerave europiane

21:23, 13/10/2019
A+ Aa A-

“Kjo është një javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë”.

Kështu e nis postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas kryeopozitarit, duke prekur edhe arrestimet e mbrëmjes së sotme te “Unaza e Re”, "nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku".

"Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!", shkruan Basha në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardiani13/10/2019 22:03

O minister Leshi i bythes, o semundje e bute, o skuth i Rame drogmenit: Do ti paguash keto pislliqe qe po ben me popullin, sidomos me ata te Unazes te Re.

Shto koment

Denonco