Protesta e 'Unazës së Re'/ Basha: Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës dhe për ligj

Protesta e 'Unazës së Re'/ Basha: Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës dhe për ligj

18:35, 13/10/2019
A+ Aa A-

Banorët e “Unazës së Re” në Tiranë kanë nisur protestën e rradhës kundër prishjes së banesave të tyre.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ish deputetë të tjerë të opozitës së bashkuar.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari u shpreh se, në një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në BE.

“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.

Balla është sot njeriu i cili mbështet një trafikant droge për ndërtime pa leje. Damian Gjiknuri që iu përfshi emri në afera korruptive. Saimir Tahiri që dihet botërisht ka lidhje me bandat e trafikut të drogës. Shqipërisë nuk do i hapen rrugët në Europë me një mashtrues dhe pa cuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin nga i pari tek i fundit. Opozita e bashkuar sot qëndron në krah të baballarëve, për një Shqipëri europiane dhe jo Shqipëri vend kriminelësh e hajdutësh. Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj. Pa u çuar para drejtësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Beteja jonë është për një Shqipëri ku politikanët të dënohen si qytetarët e thjeshtë. Unë kam respekt për çdo gazetar, por ka pronarë mediash të korruptuar”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se ka një vit që banorët te Unaza e Re terrorizohen, kurse shtoi se policët që janë njësoj në nevojë si populli, fatkeqësisht po mbrojnë anën e gabuar, atë të krimit.

“Prej një viti ndaj banorëve të Unazës së Re po ushtrohet terror. Qeveria po devijon projektin e Lanës, për t’i dhënë mundësinë një trafikanti, mik të Ramës e të Ballës, që do të pastrojë paratë e krimit në kulla. Policët, të cilët janë në hallin e tyre dhe marrin paga të ulëta, por janë rreshtuar në anën e gabuar. Gjykata ka vendosur të lërë në burg sot 3 baballarë. Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj", vijoi Basha.

Sipas tij, Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg.

Në vendngjarje ka shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezentë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit.

Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco