Sot, PayPal njoftoi një marrëveshje me OpenAI për të integruar portofolin dixhital të kompanisë në ChatGPT, duke i mundësuar përdoruesve të paguajnë më lehtë për produktet që gjejnë përmes asistentit të inteligjencës artificiale.
Sipas raportimeve nga CNBC, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, kur përdoruesit e PayPal do të jenë në gjendje të blejnë produkte drejtpërdrejt përmes ChatGPT, ndërsa tregtarët do të kenë mundësi të shesin përmes platformës. Ideja është që mbi 700 milionë përdorues çdo javë të përdorin inteligjencën artificiale për të gjetur dhe blerë produkte.
Ky zhvillim vjen pas integrimeve të OpenAI me platforma të tjera të shitjes online, si Shopify dhe Etsy, dhe pak javë më parë edhe një marrëveshje me Walmart, duke treguar përpjekjen e kompanisë për të lidhur inteligjencën artificiale me tregtinë dixhitale.
© SYRI.net