Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, njoftoi të martën se përdoruesit e rritur të verifikuar së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin ChatGPT për të krijuar përmbajtje erotike. Sipas tij, kjo ndryshim do të implementohet deri në fund të vitit, si pjesë e qasjes së kompanisë për “të trajtuar përdoruesit e rritur si të rritur”.
“Në dhjetor, ndërsa zbatojmë më plotësisht kufizimin e moshës, do të lejojmë edhe më shumë, si p.sh. erotikë për të rriturit e verifikuar,” shkroi Altman në platformën sociale X. Përditësimet e reja do t’u japin përdoruesve më shumë zgjedhje mbi mënyrën se si chatbot-i i inteligjencës artificiale jep përgjigje, qoftë duke folur si një mik apo duke përdorur “një ton emoji”.
Megjithatë, nuk është e qartë ende se çfarë lloj përmbajtjeje erotike ose eksplicite do të lejohet. Altman theksoi se ChatGPT kishte qenë fillimisht i kufizuar për të shmangur rreziqet për shëndetin mendor, por tani kompania pretendon se ka gjetur mënyra për ta bërë platformën të sigurt për përdoruesit që nuk janë në rrezik.
“Të rriturit që nuk janë në rrezik për dëmtime serioze (çrregullime të shëndetit mendor, vetëvrasje, etj.) duhet të kenë shumë liri në mënyrën se si e përdorin ChatGPT,” shtoi ai.
Ky njoftim vjen pas kritikave të ashpra ndaj ndërveprimeve të OpenAI me përdoruesit, veçanërisht të rinjtë. Muajin e kaluar, kompania prezantoi kontrollet prindërore që lejojnë prindërit të lidhin llogaritë e tyre me profilin e fëmijëve dhe të personalizojnë përgjigjet që marrin nga chatbot-i.
Lëvizja për të lejuar përmbajtjen erotike shënon një ndryshim të dukshëm nga qëndrimi i mëparshëm i Altman, i cili në gusht kishte refuzuar krijimin e një “avatari roboti seksi” në ChatGPT, duke argumentuar se kjo mund të ishte e mirë për botën, por jo domosdoshmërisht strategjike për garën e IA-së.
© SYRI.net