FOTO/ 'Shqiponja' e Shakos me Buffonin tërbon serbët

FOTO/ 'Shqiponja' e Shakos me Buffonin tërbon serbët

10:06, 28/03/2017

Dy ditë më parë, gazetari Dritan Shakohoxha postoi në “Instagram” një foto ku shihet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me portierin e Italisë, Xhanluixhi Bufon, pas ndeshjes së Kombëtares në Palermo.

Mirëpo kjo ka ngjallur reagimin e serbëve, të cilët ndjehen të provokuar. E përditshmja “Kurir”, në edicionin online shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pasi ka bërë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”. / panorama sport

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco