'Ditët e Kujtesës' - 8 ditë aktivitete si nevojë e shoqërisë për ballafaqimin me të shkuarën

'Ditët e Kujtesës' - 8 ditë aktivitete si nevojë e shoqërisë për ballafaqimin me të shkuarën

12:03, 16/11/2017
A+ Aa A-

Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare kanë perceptim pozitiv mbi regjimin komunist, ky ishte rezultati i një anketimi të kryer nga OSBE-ja vitin e kaluar (2016), një rezultat që e bën më se të nevojshëm një ballafaqim me të shkuarën.

Pikërisht me këtë qëllim, pra me "Kujtesën si mision", Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer nisi të enjten – 16 nëntor – edicionin e dytë të "Ditëve të kujtesës” që do të mbahet nga data 16 deri më 23 nëntor dhe do të jetë plot aktivitete.

Ceremonia përshëndetet nga organizatorët: Walter Glos, Drejtor i Fondacionit Konard Adenauer (KAS) dhe Dr. Jonila Godole, Drejtoreshë ekzekutive e IDMC-ës.

Gjatë ditës së parë, do të jenë gjithashtu prezent Bernd Borchardt, ambasador i OSBE-së në Shqipëri dhe Susanne Schutz, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.

Diskutimi fillestar do ketë në qendër fjalën e ekspertes, Hildigund Neubert, ish-komisionere e hapjeve të dosjeve të STASI-t në Gjermani, ndërsa këtë iniciativë e përshëndet edhe intelektuali, disidenti shqiptar, Prof. Dr. Sami Repishti, me banim në ShBA.

Axhenda e plote

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco