80 për qind e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet, pasi nuk marrin sa duhet këtë material

80 për qind e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet, pasi nuk marrin sa duhet këtë material

21:33, 03/09/2017
A+ Aa A-

Magnezi mendohet se është thelbësor për zemrën dhe eshtrat, por nuk është kështu. Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme të trupit.

Arsyeja pse është kaq e rëndësishme është sepse bën të mundur proceset e detoksifikimit, parandalimin e dëmtimit të kimikateve mjedisore, metaleve të rënda dhe toksinave të tjera.

Në librin “Mrekullia e magnezit” botuar nga Dr. Dean në vitin 2014, janë listuar të gjitha sëmundjet që mund të na shkaktojë mos marrja e këtij minerali.

Ja disa nga më të rëndësishmet:

-Ankth dhe panik

-Astmë

-Ciste

-Diabet

-Hipertension

-Pagjumësi

-Migrenë

-Dhimbje kronike të shpinës

-Infertilitet

-Osteoporozë

-Depresion

-Hipoglicemi

-Probleme me mëlçinë

Simptomat e para të mungesës së magnezit përfshijnë: humbje e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi të muskujve. Dhe nëse mungesa është e vazhdueshme mund të shkaktojë simptoma më të rënda të tilla si: mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kontraktimet e muskujve dhe dhimbje barku, ndryshime të personalitetit etj.

Përfitimet e marrjes së magnezit

Studimet kanë treguar se është e shkëlqyer për të mbajtur metabolizmin në mënyrë efikase. Magnezi është i pranishëm tek algat dhe perimet me gjethe jeshile, si spinaqi. Por edhe tek fasulet, arrat dhe farat, kungulli, luledielli, farat e susamit dhe avokadot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco