Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

4 ushqimet që ju ndihmojnë të lehtësoni stresin dhe sheshoni barkun

4 ushqimet që ju ndihmojnë të lehtësoni stresin dhe sheshoni barkun

18:40, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kur jeni të stresuar, mund t’ju lind dëshira të konsumoni akullore, patetina, patate të skuqura. Në vend që të tundoheni nga këto ushqime, do të ishte mirë të bëni zgjedhje të zgjuara që do t’ju ndihmojnë të lehtësoni ankthin, dhe në të njëjtën kohë të sheshoni edhe barkun.

Këto janë 4 ushqimet që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Avokado

Avokadot janë të pasura në vitaminë B (e provuar shkencërisht se mund të lehtësojë stresin), si dhe yndyra dhe fibra të pangopura, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Qumështi me çokollatë

Doni diçka të ëmbël? Konsumoni ushqimin e preferuar të fëmijëve.

Qumështi me çokollatë është i pasur në kalium, që ndihmon për të lehtësuar ngërçet e muskujve.

Vetëm sigurohuni të zgjidhni versionin me pak yndyra.

Bollguri

Ky ushqim i pasur në fibra do t’ju mbajë të ngopur për nj kohë të gjatë dhe ndihmon për lehtësimin e stresit. Ai ndihmon me prodhimin e serotoninës, hormoni që përmirëson humorin.

Përdorni qumështin me pak yndyrë për ta gatuar (do të merrni proteina dhe kalcium ekstra) dhe përzieni me bajame për më shumë fibra dhe proteina.

Luleshtrydhe

Ky frut me pak kalori është një mënyrë e shëndetshme për të rregulluar sheqerin. Luleshtrydhet në veçanti janë të pasura në antioksidues që lehtësojnë stresin dhe vitamina C që forcon sistemin imunitar. Mund t’i konsumoni së bashku me kos gjatë vaktit të mëngjesit. /Burimi: Women’s Health – Gazeta Shendeti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco