Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Serumi në kushtet e shtëpisë që pakëson rrudhat e syve

Serumi në kushtet e shtëpisë që pakëson rrudhat e syve

11:28, 25/04/2017
A+ Aa A-

Pothuajse të gjitha femrat e kanë problemin e krijimit të rrudhave përreth syve, disa nga mimika e disa nga mosha. Lëkura përreth syve është shumë delikate dhe ka nevojë për hidratim të thellë që mos ta humbasë elasticitetin dhe mos të krijojë rrudha. Ja një serum natyral që mund ta përgatisni në shtëpi dhe është shumë efektiv:

Përbërësit:

50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E, 2 kunja pambuku

Shtypini kapsulat e vitaminës E derisa të bëhen pluhur. Shtojini në vajin e arganit derisa të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht me njëri tjetrin. Me anë të një kunje pambuku vendoseni përbërjen rreth zonës së syve. Masazhojeni lehtë lëkurën me gishtërinj dhe mbajeni serumin për 10¬15 minuta. Përdorimi i rregullt i këtij serumi do të japë rezultate të menjëhershme. Do të ishte mirë ta aplikonit në sasi të vogla çdo natë. Përdorimi i rregullt i serumit do ta bëjë lëkurën me elastike, të hidratuar dhe të butë. /Gazeta Shendeti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco