Ja masazhi që i duhet trupit tuaj

Ja masazhi që i duhet trupit tuaj

17:29, 12/10/2016
A+ Aa A-

Përveçse është një ëmbëlsirë e shijshme, orizi me qumësht mund të jetë edhe mjet i dobishëm masazhi, që në mënyrë më efikase sesa diklofeni mjekon dhimbjet në eshtra, nyja dhe muskuj.

Ky masazh është një nga teknikat, të cilën hindusët e kanë shfrytëzuar për ruajtjen e rinisë dhe shëndetit pesëmijë vjet më parë. Është formë e “ayurvedas”, sistemit më të vjetër dhe tërësisht natyror të mjekësisë. “Ayurveda” njëkohësisht mjekon shumë sëmundje, shkakton relaks psiko-fizik dhe krahas tyre ndikon në dukje dhe jetëgjatësi.

- Largon rrudhat: Masazhi i fytyrës tendos rrudhat, rigjeneron qelizat e lëkurës, largon njollat, qeskat dhe të gjitha mangësitë. Nuk ka injeksion, nuk ka prerje, procedura është e këndshme dhe relaksuese, ndërsa efektet janë të shkëlqyera. Fshehtësia qëndron në detoksikimin e fuqishëm, ndërsa numri i trajtimeve varet nga gjendja e lëkurës dhe  mosha.

- Tret yndyrat dhe celulitin: “Udvartana” është masazh me anë të substancave të veçanta, të cilat shkatërrojnë shtresat yndyrore në trup dhe ka efekt të jashtëzakonshëm te dobësimi dhe largimi i celulitit. Duhet të kombinohet me “svedanën” dhe saunën, që duket sikur kapsulë druri. Është shumë e dobishme te mbipesha, artriti, qarkullimi i dobët etj./ZERI/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco