Ju vjen vazhdimisht erë e keqe nga goja dhe gjatë urinimit, ja çfarë po ndodh me shëndetin tuaj

Ju vjen vazhdimisht erë e keqe nga goja dhe gjatë urinimit, ja çfarë po ndodh me shëndetin tuaj

09:35, 22/02/2018
A+ Aa A-

Shpesh na ndodh që erëra të ndryshme të na bezdisin, duke mos u munduar të kuptojmë arsyen. Në këtë mënyrë gabojmë dhe gjejmë rrugë të shkurtra për eliminimin e tyre dhe harrojmë që duhet të konsultohemi me një mjek, pasi çdo erë është paralajmërim i një sëmundje. Këtu do të gjeni disa këshilla për të kuptuar arsyet e erërave të pakëndshme:

-Erë e pakëndshme kur urinoni: Ky mund të jetë paralajmërim I një infeksioni urinar. Shkak I kësaj është hyrja e një bakteri në kanalin urinar, kryesisht E.Coli, I cili shumëfishohet në fshikëz dhe shkakton infeksion.
-Erë e kundërmuese e jashtëqitjes: Kjo vjen si pasojë e intolerancës ndaj laktozës. Është një problem mjaft i përhapur pasi një pjesë e madhe e njerëzve kanë probleme me produktet e bulmetit. Trupi duke mos e pranuar këtë enzimë, laktozën, shkakton gazra ose fryrje.
-Erë e pakëndshme e gojës: Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht vuani nga era e pakëndshme, kjo ndodh për disa arsye. Mund të keni probleme me stomakun ose me mishrat e dhëmbëve. Por mund të jeni duke vuajtur edhe nga një çrregullim i cili ju detyron të flini me gojën hapur, duke shkaktuar tharje të gojës dhe depërtim më të lehtë të baktereve./Burimi ''Shëndeti"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco