Nuk do të besoni, por kuponët fiskal janë shumë të dëmshme për shëndetin

Nuk do të besoni, por kuponët fiskal janë shumë të dëmshme për shëndetin

05:05, 20/01/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 90 për qind të faturave përmbajnë kimikate që ndikojnë në infertilitetin tek njerëzit, autizmin dhe diabetin e tipit 2, zbulojnë hulumtimet e reja. 
 

E ashtuquajtura kimike Bisphenod A (BPA) dhe alternativa e saj kinse më e shëndetshme Bisphenol gjenden në 93 për qind të faturave që jepen në dyqane, me vetëm dy për qind që nuk kanë asnjë shtresë kimike, ka gjetur studimi i ri amerikan.

Arkëtarët dhe stafi në përgjithësi që punojnë dhe merren për çdo ditë me to, janë veçanërisht të ekspozuar dhe të prekur nga efektet e kimikatëve, ka shtuar hulumtimi.

BPA, e cila reagon në hormonet e estrogjenit dhe tiroideve, ka qenë e lidhur me infertilitetin, autizmin, ADHD, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet para kohe ose fillimi i hershëm i pubertetit.

Frika nga shëndeti ka bërë që BPA të zëvendësohet me BPS, megjithatë, dëshmitë sugjerojnë se edhe kjo ndikon në zhvillimin e fëmijës në mitër.

 

BPA dhe BPS, të cilat i shtohen faturave për t’u shtypur në to shkrimi, gjithashtu gjenden shpesh në shishe të plastikes me ujë dhe në enë të ndryshme ushqimore.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka ndaluar BPA-në të përdoret në shishet e foshnjave, ndërsa Komisioni Evropian ndalon që këto kimikate të shtohen në fatura që nga viti 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco