Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pa sukses, përpjekja e parë që Mali i Zi të pranojë rishikimin e kufirit me Kosovën

Pa sukses, përpjekja e parë që Mali i Zi të pranojë rishikimin e kufirit me Kosovën

07:44, 21/09/2017
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Behgjet Pacolli, është takuar në Nju-Jork me homologun e tij malazias, Sërgjan Darmanovic.

Temë kryesore diskutimi e Pacollit me Darmanovicin ka qenë Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, Mali i Zi duket të mos jetë bindur që të rishikohet marrëveshja aktuale, e cila është ratifikuar nga Kuvendi i këtij shteti.

“Sot ministri ynë i jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, por tani më kjo nuk është çështje ndërshtetërore, është kryekëput vendim i institucioneve të Kosovës, kështu që përgjegjësia është e Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Thaçi ka thënë se “çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike” dhe se ajo “duhet të kalojë në parlamentin e Kosovës”.

Ai ka treguar se në takimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit Evropian, Donald  Tusk, dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është bërë e qartë se demarkacioni me Malin e Zi mbetet njëri prej kushteve për liberalizimin e vizave.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është qëndrim unik dhe i qartë. Pa ratifikim të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai i ka bërë thirrje spektrit politik në vend që të gjejnë koncensus dhe ta ratifitojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe ritheksoj edhe në këto momente kërkohet që të bashkohemi të gjithë dhe të kalojë ky proces dhe t’i japim fund izolimit të padrejtë që po u ndodh qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi, transmeton gazeta “Express”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco