Haradinaj: Nuk i kam ende emrat e ministrave

Haradinaj: Nuk i kam ende emrat e ministrave

12:40, 08/09/2017
A+ Aa A-

I mandatuari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ka gabime. Haradinaj ka thënë se qëllimi i tij është ta përmirësojë këtë marrëveshje.

“Kufiri i Kosovës është në Çakorr dhe Kullë. Dallimi do të jetë se nuk do t’i humbim kohë vendit. E mendoj shpejt zgjidhjen e kësaj teme dhe nuk do të jetë pengësëkjo temë”, ka thënë Haradinaj në një konference për media.

Më tej ai ka bërë me dije se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme për seancën ku do të votohet qeveria.

“Seanca mund të jetë nesër pasdite. Besoj se jemi në rregull. Por, partitë ende nuk m’i kanë sjellë emrat e ministrave”, ka shtuar Haradinaj.

Duke folur për ikjen e qytetarëve nga vendi, Haradinaj është zotuar se qytetarët e vendit do ta kenë zgjedhjen këtu.

“Do të jem i hapur. Do t’i pres për të krijuar zgjidhje në vend. Ju bëj thirrje të rinjve ta kthejnë shpresën në këtë vend dhe këtu më së shumti ka vlerë vetja jonë”, ka theksuar Haradinaj. /indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco