RTK: Thaçi pritet të mandatojë Haradinajn për Kryeministër të Kosovës

RTK: Thaçi pritet të mandatojë Haradinajn për Kryeministër të Kosovës

12:28, 07/09/2017
A+ Aa A-

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht të mandatuarin për formimin e qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton RTK.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marrë bekimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco