Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Viti i ri shkollor fillon me probleme tek fqinjët tanë

Viti i ri shkollor fillon me probleme tek fqinjët tanë

17:27, 03/09/2017
A+ Aa A-

Nesër fillon viti i ri shkollor në Maqedoni. 20 mijë e 347 nxënës nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, ndërsa në shkollat e mesme nga viti i parë do të fillojnë 17 mijë e 131 nxënës. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale, 9.983 nxënës, ndërsa në gjimnaze, 6.703. Por edhe ky vit i ri shkollor karakterizohet me probl;emet e pazgjidhura, kryesisht në infrastrukturën e shkollave. Enver Ajdini nga Plenumi i Arsimtarëve thotë se problem tjetër paraqet edhe librat e dëmtuara, pagat e ulëta të mësimdhënësve dhe punët e tepruara administrative për mësimdhënësit.

Nga ajo që dëgjoj nga vet mësimdhënësit njëra nga pikat më të dhimbshme janë pagat e vogla,ose rritjen e rrogave që e premtojnë, ndërsa që nga viti 2010 e këtej ende nuk ka gjë. Pastaj problemi me ditarin elektronik. Nëpër gjitha debatet tregohet se mësimdhënësit duan të punojnë vetëm më një ditar ose atë të rregulltin ose elektronikun. Për shumë mësimdhënës më praktike është të punohet me ditarin e mëparshëm me të rregultin. Pastaj vazhdon problem me programin e Kembrixhit, e rëndësishme është e nevojshme të shfuqizohet ose të ndryshohen disa punë në atë projekt. Tekstet janë me të vërtetë shumë keq- deklaroi Enver Ajdini nga Plenumi i Arsimtarëve.

Nxënësit shqiptar edhe këtë vit e fillojnë me probleme të vjetra. Nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë në mungesë të shkollës, mësimin duhet ta ndjekin në Kosovë. Ndër problemet tjera të pazgjidhura mbetet edhe shkolla në Kllukovec. Në Çair ndërkohë mbetet i pazgjidhur problemi me emrat e shkollave. Pos këtyre problemeve nxënësit shqiptarë ballafaqohen edhe me përmbajtjen e teksteve shkollore me gabime trashanike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco