Drejt një epoke të re: Pas shumë përplasjesh, Erdogan viziton Greqinë

Drejt një epoke të re: Pas shumë përplasjesh, Erdogan viziton Greqinë

11:27, 21/06/2017
A+ Aa A-

Pas shumë tensionet dhe acarimesh, Athina zyrtare duket se ka konfirmuar vizitën diplomatike të Presidentit Erdogan në Greqi.  Gazeta greke “Protothema”, raporto se Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka pranuar kërkesën e p presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ër të vizituar Greqinë

“Grekët gjithmonë kanë dashur  dhe do të duan marrëdhënie miqësore me Turqinë. Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë, "tha të hënën Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos në një takim me Kryeministrin turk Binali Yildirim në Athinë.

Sipas gazetës, Yildirim i tha Pavlopulos se presidenti turk ka kërkuar vazhdimisht  këtë vit të vizitojë Greqinë, shkruan syri.net. Pavlopulos  theksoi se është e rëndësishme që të dyja palët të përgatiten mirë për vizitën e Presidentit Erdogan në mënyrë që ajo të jetë sa më e suksesshme dhe të sjellë rezultate të mira.

Vizita ka rëndësi pasi ajo pason disa deklarime të forta të Erdogan, mes të cilave di veçuar ajo për mosnjohjen e Traktatit të Lozanës, ndërkohë që Athina zyrtare është përfshirë në një strukturë rajonale bashkëpunimi ekonomiko-strategjik me Izraeli dhe Qipron.

"Greqia është porta dhe dritarja e Turqisë për në Evropë", tha ai, duke vënë në dukje se Athina gjithmonë e ka parë anëtarësimin Turqisë në BE me sy pozitiv.

Pavlopulos gjithashtu vuri në dukje se një vend që dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian  duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe ligjet e Evropës.

"Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë drejtim," shtoi ai, duke theksuar se zgjidhjet paqësore të bazuara në të drejtën ndërkombëtare do të ndihmonin shumë marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë me Greqinë dhe përparimin e saj drejt anëtarësimit në BE.

Pavlopulos deklaroi se pala greke ishte e gatshme të bënte pjesën e saj dhe se një qasje e tillë do të zvogëlonte në masë të madhe kostot e mbrojtjes në kohë të vështira ekonomike, shkruan “Syri.net”.

"Mund të shpenzohet për të rritur më tej prosperitetin e popullit tonë. Është e nevojshme ta bëjmë këtë duke qënë absolutisht të sinqertë ", shtoi ai.

Yildirim nga ana tjetër vuri në dukje kënaqësinë e Ankarasë me vizitën e fundit të Pavlopulos në Stamboll, të cilën ai tha ishte i pari  president grek në 65 vjet që vizitonte Turqinë. /SYRI.net/ 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery22/06/2017 09:37

...por, pak para viziten se Greqise , Erdogani do te shprehesh kunder bashkimit te shqiptareve , te Kosoves dhe Shqipërisë fillimisht.Kur e inaguroi xhamine ne Prishtinë te ndertuar mbi eshrat e te madhit Pjeter Bogdani dhe xhamine e riparuar nga TIKA ne Prizren, tha se Kosova eshte Turqi por , i kerkoi falje Beogradit kur Serbija tha se Kosova eshte Serbi .Ne emer te ndihmes qe u ofron shqiptareve shteti i turqise ne kosove ushtroi per keto vite kulturocid te vertet duke rrenuar varre shqiptaresh e objekte me vlere te ralle historike, duke riparuar nderuar xhami , duke na sjelle nga Turqia hoxhallar per te perhapur turqizma e ekstremezma ne kosove por , per kete kohe 17 vjeqare TIKA nuk nderroi asnji fabrike nga ku dhe , shifet hileja e Erdoganit

Shto koment

Denonco