Reuters: Rrihet gazetarja - politikane, planifikon të garojë në zgjedhje

Reuters: Rrihet gazetarja - politikane, planifikon të garojë në zgjedhje

14:36, 13/05/2017
A+ Aa A-

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se një gazetare e njohur e Kosovës e cila këtë javë iu bashkua një partie politike të cilën e kishte kritikuar për një kohë të gjatë është rrahur të shtunën në një parking veturash afër banesës së saj, ka thënë policia.

Arbana Xharra ishte kryeredaktore e së përditshmes “Zëri” para se t’i bashkohej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe në vend. Burime të afërta me partinë kanë thënë se ajo planifikon të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton Koha.net.

Xharra është njohur për artikujt e saj që akuzonin zyrtarët e PDK-së dhe partitë tjera për korrupsion dhe nepotizëm.

Kur ajo iu bashkua partisë, tha se dëshironte t’u shërbente qytetarëve dhe të mbetej zëri kritik përbrenda PDK-së, por për këto u kritikua nga disa prej kolegëve të saj dhe nga përkrahësit opozitarë.

“Viktima është transportuar në spital dhe gjendja e saj është stabile”, ka thënë një deklaratë e policisë, pa dhënë detaje tjera. Askush ende nuk është arrestuar.

Sulmi ndaj Xharrës është dënuar gjerësisht nga liderët dhe partitë politike./Koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco