VIDEO-FOTO/ Maqedonia në prag të luftës civile, shikoni ç’ndodh brenda Parlamentit

VIDEO-FOTO/ Maqedonia në prag të luftës civile, shikoni ç’ndodh brenda Parlamentit

19:27, 27/04/2017
A+ Aa A-

Shqiptari Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë me votat e deputetëve të LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Ai është zgjedhur kryeparlamentar i Maqedonisë në një senacë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit.

Foto e mëposhtme tregon çfarë po ndodh brenda Parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit kanë hyrë brenda Parlamentit. Gjatë këtyre ditëve, në Maqedoni është përfolur rreziku i një lufte civile për shkak të krizës së thellë ku ndodhet vendi fqinj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Iliri27/04/2017 20:33

    Mjaft me keto lajme, krijojn situate destabiliteti dhe ne shqiperi. Mos sponsorizoni kaos dhe rremuje. Do keni pergjegjesi nese krijohet lufte civile!

    Shto koment

    Denonco