Deklarata e analistit: LSDM do të shfrytëzojë ‘bombat’ për të ulur pazarin e BDI-së

Deklarata e analistit: LSDM do të shfrytëzojë ‘bombat’ për të ulur pazarin e BDI-së

00:19, 24/03/2017
A+ Aa A-

Analisti Bashkim Bakiu vlerëson se LSDM-ja e Zoran Zaevit do të shfrytëzojë përgjimet e papublikuara për të ulur pazarin e BDI-së për çështjet etnike shqiptare. Sonte në emisionin “Arena” në TV SHENJA, përballë përfaqësuesit të LSDM-së Petre Shilegov, Bakiu theksoi se LSDM-ja ka amnistuar BDI-në duke mos publikuar përgjime për krerët e saj, me qëllim që t’i shfrytëzojë ato përgjime për shantazhimin e partisë së Ali Ahmetit.

“Duke analizuar historinë nga paraqitja e bombave, dilema është se a thua vallë LSDM do të shfrytëzojë bombat e papublikuara për të shantazhuar BDI-në, duke marrë parasysh se disa prej atyre që janë në negociata nga BDI janë në bombat. Dilema kryesore është kjo se a do të shfrytëzohen bombat e papublikuara për të ulur pazarin politik të BDI-së”, tha Bakiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco