FOTO/ Lypësit nga Shqipëria bëhen problem i madh në Pejë, ndërhyn Policia

FOTO/ Lypësit nga Shqipëria bëhen problem i madh në Pejë, ndërhyn Policia

14:00, 25/02/2017
A+ Aa A-

“Kërkesa jonë është se kohët e fundit është mbushur Peja me lypsarë nga Shqipëria. Ata janë kryesisht fëmijë dhe të mitur, por shumë të dhunshëm dhe të pasjellshëm. Po i mërzitin klientët, u marrin ushqimin nga tavolina, i fyejnë dhe i pështyjnë klientët në lokal...Kjo vërtet që nuk durohet”, thuhet në ankesën e disa pronarëve të kafeneve, të dorëzuar në Polici, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i lypsarëve nga Shqipëria në qytetin e Pejës është rritur ditëve të fundit në mënyrë drastike dhe deri tani është shënuar numri më i madh i tyre tek zgjasin duart në qendër të qytetit. Shumica prej tyre janë fëmijë dhe të mitur dhe sjelljet tyre janë gjithnjë më shqetësuese dhe të padurueshëm për qytetarët, të cilëve u kapen për rroba dhe nuk u hiqen derisa nuk u japin diçka. Në hall më të madh prej tyre janë bizneset hoteliere në sheshin e qytetit, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco