Ligji për shqipen merr dritë jeshile nga kryesia e BDI-së

Ligji për shqipen merr dritë jeshile nga kryesia e BDI-së

00:51, 23/02/2017
A+ Aa A-

"Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të avancoj çështjen shqiptare, është moment historik për të cilin kemi pritur plot 15 vite", kështu u shpreh në një intervistë për Programin 200, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

“Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në disikutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim. Bëhen përpjekje që diskutimi i ligjit dhe dhënia e pëlqimit për të, të përmbyllet që sot, orëve të vona!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco