BE nuk garanton që Bashkimi i Komunave Serbe nuk do ndikohet nga Serbia

BE nuk garanton që Bashkimi i Komunave Serbe nuk do ndikohet nga Serbia

07:57, 23/01/2017
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian nuk garanton që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndikohet nga Serbia, pas themelimit. Ata thonë se komuniteti serb në Kosovë duhet të marrë në pronësi të plotë rolin e tyre në institucionet e vendit, duke vepruar me pavarësi nga Beogradi.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e pyetur se a garanton BE se Asociacioni do të veprojë pa ndërhyrje nga Serbia, ka thënë se është në dorën e qytetarëve të Kosovës që të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

“BE ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është në dorën e qytetarëve të Kosovës që t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur”, ka thënë Lunaçek për Tribuna Channel.

“Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën, i bëhetthirrje Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian që ta bëjë një vlerësim të performancës së të dyja palëve në përmbushjen e obligimeve të tyre të dala nga dialogu. Transparenca në këtë proces është vendimtare dhe u mundëson qytetarëve që t’u bëjnë trysni qeverive të tyre dhe përfaqësuesve të zgjedhur për të sjellë rezultate”, ka thënë Lunaçek./Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco