Oficeri vodhi flori gjatë hetimit të një grabitjeje denohet me burg

Oficeri vodhi flori gjatë hetimit të një grabitjeje denohet me burg

12:48, 21/03/2018
A+ Aa A-

Ndodh edhe kështu, Një hetues i policisë gjygjsore ka mundur të përvetësojë një sasi ari gjatë një hetimi për një grabitjeje. Gjykata Themelore Shkupi 1 njofton se ka marrë vendim që të dënojë me 6 muaj burg një inspektor, i cili gjatë hetimeve të kryera në një rast, ka vjedhur ar.

Sipas gjykatës, inspektori I.Zh është dënuar me 6 muaj burg, sipas nenin 114 të Kodit Penal dhe është detyruar që të kthejë pasurinë e vjedhur.

Vjedhja është kryer më 28 tetor të vitit të kaluar në Shkup, ndërsa rastin e kanë vërejtur 4 policë të cilët kanë ngritur padi ndaj inspektorit.

I.Zh është i punësuar si inspektor kryesor në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, ndërsa i njëjti është pezulluar nga puna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco