Haradinaj para arkivolit të Musliut: ‘Jonuz, si ti, si populli ynë, luftë e vuajtje, por me nder'

Haradinaj para arkivolit të Musliut: ‘Jonuz, si ti, si populli ynë, luftë e vuajtje, por me nder'

13:57, 20/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, kanë bërë homazhe tek arkivoli i veprimtarit Jonuz Musliu nga Lugina Preshevës. Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, bashkëluftëtarët, dhe të gjithë qytetarët.

“Familjes Musliu, bashkëluftëtarëve të Jonuzit, qytetarëve të Luginës së Preshevës, qytetarëve të kësaj treve Anamoravës, kryetari të Gjilanit z.Lutfi Hazirit dhe gjithë bashkëkombësve tonë ku do që janë, ju shprehim ngushëllime për vdekjen e hershme të Jonuz Musliut”, tha ai.

Haradinaj tha se për Musliun jeta kishte veç një kuptim e drejta e popullit shqiptar. Ai madje tregoi se edhe çfarë ka shkruar në librin e ngushëllimeve.

“Një atdhetar, intelektual, luftëtarë, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim e drejtat e popullit të vet. Në librin e zisë e shkrova vetëm një fjalë ‘Jonuz si ti si populli ynë, luftë e vuajtje, por me nder'”, tha Haradinaj, pas homazheve para arkivolit të Jonuz Musliut.

Nga ora 9:30 në Teatrin e qytetit të Gjilanit u kryen homazhe për nder të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i cili poashtu ishte edhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu.

Varrimi i Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14.

Jonuz Musliu ka vdekur në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco