Zbardhen 5 propozimet e OKB për emrin e ri të Maqedonisë

Zbardhen 5 propozimet e OKB për emrin e ri të Maqedonisë

11:09, 19/01/2018
A+ Aa A-

Duket se e vetmja pengesë që bllokon Maqedoni drejt Bashkimit Europian dhe anëtarësimit të shpejtë në NATO po gjin një zgjidhje të shpejtë. Zbulohet se janë plot pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" që  ka propozuar përfaqësuesi special i OKB-së Metju Nimiç për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve, Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas medias maqedonase “MKD.mk” këto 5 propozime janë:

Republika Nova Makedonija (Republika e Re e Maqedonisë
Republika Severna Makedonija (Republika Veriore e Maqedonisë)
Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme)
Republika Vardarska Makedonija (Republika e Vardarit të Maqedonisë)
Republika Makedonija, Skopje (Republika e Maqedonisë së Shkupit)

Sipas të njëjtit burim, përshkrimi i shkurtër i emrave të propozuar janë përkatësisht Nova Makedonija, Severna Makedonija, Gorna Makedonija, Vardarska Makedonija dhe Makedonija Shkup.

Nga ana tjetër Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Shkup të enjten përjashtoi në mënyrë të prerë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.
I pyetur nga një gazetar nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO me një emër të përkohshëm, Stoltenberg tha se, "nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hyrë në NATO përveçse për të zgjidhur konfliktin me Greqinë".
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Stoltenberg, përgëzoi Maqedoninë për reformat dhe progresin e bërë kohët e fundit, por e bëri të qartë se hyrja në NATO është i lidhur mgushtësisht me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco