Zyrtare/ Komuna e Preshevës, 43 tekste shkollore në gjuhën shqipe...

Zyrtare/ Komuna e Preshevës, 43 tekste shkollore në gjuhën shqipe...

22:37, 17/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari komunës së Preshevës Shqipërim Arifi ka bërë të ditur se tekstet mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës në gjuhën shqipe për vitin 2018/19 arrijnë për 43 tekste mësimore. 

“Sot, kam pranuar konfirmimin nga Ministria e Republikës së Serbisë se nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore në gjuhen shqipe në konformitet me kurrikulat arsimore të Republikës së Shqipërisë”, sqaron Arifi.

Postimi i plotë i kryekomunarit të Preshevës

Problemi me mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe është përfolur me vite të tëra , ndërsa politika e stërvjetëruar ka ngecur në qasje dhe plane serioze për të zgjidhur këtë problem me rëndësi jetike. Iniciativa ime e zgjidhjes parciale të këtij problemi, ishte penguar dhe vlerësuar si e pamundshme.?

 Sot, kam pranuar konfirmimin nga Ministria e Republikës së Serbisë se nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore në gjuhen shqipe në konformitet me kurrikulat arsimore të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është bazuar në marrëveshjen në mes meje dhe Ministrisë së Arsimit në muajin gusht të vitit 2016 ndërsa është mbështetur edhe në takimin Rama, Vuçiq, Arifi në muajin tetor të vitit 2016.??

Botimi i këtyre teksteve shkollore do të zhvillohet deri në muajin korrik ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet në muajin shtator për fillimin e vitit të ri shkollor në Luginën e Preshevës.??

Ne edhe më tej do të insistojm të zgjidhet problemi, në përputhje me kërkesat tona për tekste mësimore në gjuhën shqipe sipas programeve të kurrikulës arsimore të Republikës së Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco