Kosovë, deputetët dergojnë në Kryesinë e Kuvendit projektin për demarkacionin

Kosovë, deputetët dergojnë në Kryesinë e Kuvendit projektin për demarkacionin

11:15, 15/01/2018
A+ Aa A-

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka proceduar në Kuvend projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, pa ndonjë rekomandim që të votohet apo jo.

Meqë votat kanë qenë të barabarta, ky projektligj është dërguar në Kryesi të Kuvendit, për shqyrtim, jo për seancë për votim,

Megjithëse deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, anëtarë të këtij Komisioni insistuan që ky projektligj t’i shkoj Kuvendit me rekomandimin që mos të votohet kjo marrëveshje, ky propozim nuk kaloi.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani, tha se shpreson që deri sot kanë një sërë sqarimesh deri sot s’kanë  material të ri.

“Po propozoj që dokumentin që na ka përcjell Qeveria ta dërgojmë për shqyrtim  Kryesisë. Por pa dhënie të  ndonjë rekomandimi që marrëveshja të votohet pro apo kundër. Dhe projektligji të mbetet në vullnetin e deputetëve të vendosin si të votojnë”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK-së  Doruntina Maloku tha se këtë marrëveshje duhet ta procedojnë në Kryesi pa ndonjë rekomandim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco