Zaev në Kosovë: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin 'Kumanova'

Zaev në Kosovë: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin 'Kumanova'

11:14, 12/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se rastin e Grupit “Kumanova” nuk e ka provokuar as ai vet dhe as kryeministri i Kosovës.

Në një konferencë për media që pati bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, Zaev tha se janë rënë dakord që të këtë hetim ndërkombëtar me qëllim që qytetarët ta dinë të vërtetën.

Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Do të ketë një hetim ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha Zaev, raporton KP.

Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike dhe Haradinaj është i ftuar nga për një vizitë në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery12/12/2017 16:17

Nese vertet do te kete hetim nderkombtar per " rastin Kumanova " ateher ju kryeminister Zajev dhe LSDM , do te merrni vota te shqiptareve edhe njiher me shume sa morret heren e fundit dhe me ato vota u emruat kryeminister i Maqedonise .Kete ta dini kryeminister sepse ,edhe shqiptaret e dijne se ju personalushte nuk keni qene te implikuar ne ate tragjedi .Se kushe tjeter ishte i implikuar , ate do ta tregoje hetimi i pavarur nderkombtar kryeminister Zajev ...!!!

Shto koment

Denonco