'Nëse Maqedonia nuk pretendon më se është pasardhëse e vetme e Aleksandrit,  Greqia do t'i hapë perspektiva'

'Nëse Maqedonia nuk pretendon më se është pasardhëse e vetme e Aleksandrit, Greqia do t'i hapë perspektiva'

10:35, 11/12/2017
A+ Aa A-

Nëse Maqedonia heqë dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë, unë do të jem i pari që do të mundësoj që Greqia ta garantojë perspektivën zhvillimore dhe të sigurisë në Maqedoni. Këtë mesazh e dërgoi nga Serbia kryeministri grek ,Aleksis Cipras.

Mesazhi vjen vetëm dy ditë para takimit të ndërmjetësuesit në negociatat Metju Nimic me ekipet negociuese të të dyja vendeve. Ky do të jetë takimi i parë që nga ndryshimi i qeverisë në vend.

“Ndoshta viti 2018 mund të jetë vit ku mund të kemi zgjidhje pozitive për problemin shumëvjeçar, nëse qeveria e re në Shkup vendos të bëjë hapa pozitiv përpara, nëse heq dorë sipas meje nga retorika dhe deklaratat e panevojshme se janë pasardhësit e vetëm të Maqedonasve dhe të Aleksandrit të Maqedonisë (Lekës së Madh), në qoftë se ndalon retorikën irredentiste dhe në të njëjtën kohë pranon një zgjidhje për emrin, të pranuar reciprokisht nga fqinjët. Në këtë perspektivë, natyrisht, unë do të jem i pari në Greqi, që do të sigurojë perspektivë zhvillimore dhe siguri për këtë vend fqinj”, deklaroi kryeministër i Greqisë Aleksis Cipras.

Për atë se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë patjetër duhet të zgjidhet, theksoi edhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Ai thotë se patjetër të gjithë të bashkohen dhe të ndihmojnë, Komisioni Evropian dhe Brukseli të miratojnë vendime të drejta, e jo të vendosin ultimatume.

“Ne duhet ta bëjmë punën tonë dhe tek më pas të tregojmë se çka propozojmë, ndërsa ata mbetet të vendosin, e pranojnë këtë apo jo”, tha kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, në takimin në Beograd biseduan për kryesimin e Bullgarisë me BE-në si kryesim Ballkanik, për jetësimin e Agjendës së Selanikut të vitit 2003, për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor dhe për projekte konkrete për bashkëpunim, siç janë lidhja energjetike dhe hekurudhore e vendeve të Ballkanit./ RTV21.tv

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery11/12/2017 14:56

Nese gjuha greke mund te jepe ndonji spjegim per emrin Aleksander dhe kuptimin e ketij emri ne greqishte pse jo , ne te tregojne dhe ne do ta pranojme . Nese sllavomaqedonasit ponjashtu tregojne se emri Aleksander ka ndonji kuptim ne gjuhen e tyre sllave ateher edhe kete ne skemi si mos ta pranojme por , deri sot , nuke ka shpjegime as te gjuhes greke e as te gjuhes maqedonase por , edhe te asnji gjuhe tjeter te botes. Emri Aleksander mund ti jepe spjegim vetem gjuha shqipe..! Nga historia dijme se Aleksandru i Madh ishte pushtuesi me i madh i gjitha kohrave.Ai pushtoi kontinentet e Azise, Afrikes dhe Indise per nji kohe shume te shkurter ( rethe 12 vite pushtime ) .Erdhi ne fronit mbretror shum i ri ne moshen 20 vjece dhe vdiq ne moshen 32 vjec.Gjate gjithe kohes deri sa ishte mbret , varesit e tij cdo pranim urdheri ose zbatim urdhri e raportonin me fjalen ALEKS . Nese fjala ALEKS zberthehet ne rrokje A - LEK - AS do te shofim se bashkimi i gjitha rrokjeve i jepe kuptimin marrjes dhe zbatimin te urdhrit te varese te tij ku : A - ka kuptimin e formes pyetese ne gjuhen shqipe LEK - nenkupton emrin e perandorit, mbretit ose pushtuesit nga i cili edhe sot emertohet kartemondha e shtetit shqiptar AS - ka kuptimin e te parit , me te fortit , me te madhit , mbretit Dihet ponjashtu se LEK-a i MADH u helmua nga nji helm toksik te cilin 4 varesit e tij me te ngushte ia kishin qitur ne nji gote me vere te prishur.Dihet ponjashtu se mbreti LEK-a qendroi ne kome ,qendroi pa ndjenja plote 12 dite dhe , ponjashtu dihet se 4 varesit e tij qe e kishin helmuar mbretit LEK -a , nga frika se mos ai do ta rezistonte helmimin dhe do te zgjohej dhe , nese zgjohej atyre do tu prehej koka , panderpre pyesnin: A-LEK-AS -ANDER ose , pyesnin se a eshte ende mbreti LEK-a ne ender, ne gjume , ne kome ose pa ndjenja qe rezulltoi edhe me emrin A-LEK-'S -ANDER ose ALEKSANDER Si shifet ,shpjegimin e emrit Aleksander mund ta jepe vetem gjuha shqipe ( e vjeter dhe e re ) dhe , asnji gjuhe tjeter e botes edhepse, ky emer eshte shume i perhapur dhe i popularizuar ne gjithe popujt ( e krishter ) dhe kombet e botes pra , as gjuha greke dhe as gjuha slavomaqedonase nuk mund ti hape kuptim emrit A LEK 'S ANDER Kure luftonin dhe pushtoi LEK -a i MADH ( ne shk.e III -te para Krishtit ) slkavomaqedonasit as ne Karpate te Rusise nuk ishin kurse , ne teritorin e Greqise se sotme , vetem grek nuk kushte. Ateher , si u be qe Aleksandri i Madh na qenka grek ose slavimaqedonas...? Egziston vetem nji pergjegje e sakte dhe , ajo eshte se nga keto dy shtete ka patur dhe ka perpjekje te falsifikimit te historise me qellimin e vetem te pervetesimit te pushtuesit me te madh re gjitha koherave LEK-es se MADH ose ALEKSANDER-it te MADH qe behet fjale per te njejtin person , si te qenit grek ose sllavomaqedon...!

Shto koment

Denonco