Nuk ka heqje vizash, por ka pasaporta shqiptare për politikanët e Kosovës. Ja lista e gjatë

Nuk ka heqje vizash, por ka pasaporta shqiptare për politikanët e Kosovës. Ja lista e gjatë

12:00, 07/12/2017

Pamundësia që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, po i mban edhe më tej qytetarët e Kosovës të izoluar. Qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian është që Kosova nuk mund ta marrë liberalizimin e vizave derisa ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacion dhe derisa nuk arrin rezultate të prekshme në luftë kundër korrupsionit.

Tema për Demarkacionin po vazhdon që nga viti 2015, kur edhe ishte arritur marrëveshja për këtë çështje. Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës thonë se me këtë marrëveshje Kosova ka humbur territor prej 8 mijë hektarësh, ndërkohë që të tjerët konsiderojnë se Marrëveshja për demarkacionin është bërë në mënyrë të duhur dhe se ajo duhet të ratifikohet. Marrëveshjen e kanë mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës të martën e ka proceduar këtë marrëveshje Kuvendit të Kosovës, por duke ia bashkangjitur edhe raportin e Komisionit të ri Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, e cila ka konstatuar që, megjithatë, me këtë marrëveshje, Kosova ka humbur territor.

Partia Demokratike e KosovĂ«s, e cila Ă«shtĂ« pjesĂ« e koalicionit qeverisĂ«s nĂ« vend, ka deklaruar se do ta mbĂ«shtetĂ« ratifikimin e MarrĂ«veshjes tĂ« vitit 2015, me ç’rast, siç Ă«shtĂ« thĂ«nĂ«, do tĂ« pĂ«rfundonte izolimi i KosovĂ«s dhe do tĂ« mundĂ«sohej liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian.

Partneri tjetër i koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është kryeministri Ramush Haradinaj, me 9 deputetët e saj në Kuvend, po e kundërshton marrëveshjen dhe zoti Haradinaj ka theksuar se Komisioni e ka vërtetuar që Kosova ka humbur territor.

Kundër Marrëveshjes për demarkacion është shprehur edhe Nisma për Kosovën, gjithashtu një prej partnerëve të koalicionit qeverisës, e cila në Kuvendin e Kosovës ka 6 deputetë.

Marrëveshjen po e kundërshton edhe subjekti opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në Kuvend i ka 32 deputetë.

Derisa çështja e Demarkacionit tĂ« mos zgjidhet, qytetarĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« presin edhe mĂ« tej, me muaj tĂ« tĂ«rĂ«, pĂ«r takimet e caktuara nĂ« ambasadat evropiane nĂ« PrishtinĂ«, e mĂ« pas, nĂ« diell e nĂ« borĂ«, nĂ« radhĂ«, pĂ«r t’i dorĂ«zuar dokumentet pĂ«r viza. NĂ« “dokumente”, pĂ«rveç atyre personale, pĂ«rfshihen edhe dĂ«shmitĂ« pĂ«r posedimin e mjeteve tĂ« mjaftueshme financiare, dĂ«shmia qĂ« nĂ« KosovĂ« janĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« sigurt tĂ« punĂ«s dhe tĂ« ngjashme.

Megjithatë, një numër i madh i udhëheqësve shtetëror, i deputetëve, por edhe i njerëzve me funksione të larta, nuk e kanë të nevojshme pritjen në radhë për viza, sepse kanë siguruar shtetësinë e Shqipërisë dhe pasaportat, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave me Bashkimin evropian. Në mesin e tyre janë edhe ata që po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion.

Përmes dekretit të Presidentit të Shqipërisë, shtetësia u është ofruar një numri të madh të politikanëve nga Kosova.

Në muajin prill të këtij viti, shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita, e më pas edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Më herët, shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, anëtarët e udhëheqjes dhe deputetët e kësaj partie: Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjithashtu, shtetësinë e Shqipërisë, më herët, e ka marrë edhe deputeti i këtij subjekti politik nga legjislatura e kaluar, Hydajet Hyseni. Deputetë të caktuar të këtij subjekti politik kanë pasaporta të vendeve të ndryshme evropiane.

Në qershor të këtij viti, shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Fatmirja.

Shtetësinë e Shqipërisë e ka edhe deputetja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila, deputeti i kësaj partie Arben Gashi dhe ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Sabri Hamiti.

Shtetësinë e Shqipërisë e ka marrë edhe vëllai i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Selim Pacolli, i cili në zgjedhjet lokale ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe më pas, e ka mbështetur kryetarin e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, gjithashtu ka shtetësinë e Shqipërisë. Kohë më parë, shtetësinë e Shqipërisë e ka marrë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Sikurse politikanët, shtetësinë e Shqipërisë e kanë siguruar edhe personalitetet tjera që bartin funksione të larta. Në mesin e tyre janë: kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, shefi i Njësisë për luftë kundër kriminalitetit ekonomik, Nazim Sahiti, drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, drejtori i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari, si dhe mjaft të tjerë.

Tash sĂ« voni, presidenti i KosovĂ«s, Hashim Thaçi, ka kĂ«rkuar nga homologu i tij nga ShqipĂ«ria, Ilir Meta, qĂ« t’iu mundĂ«sohet qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, qĂ« pĂ«rmes procedurave tĂ« pĂ«rshpejtuara tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r shtetĂ«si tĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke pasur parasysh qĂ« heqja e regjimit tĂ« vizave pĂ«r KosovĂ«n Ă«shtĂ« e pasigurt.

“Pasi qĂ« gati se tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«t e institucioneve tĂ« KosovĂ«s, familjet e tyre, deputetĂ«t, ministrat, zyrtarĂ«t komunal, njerĂ«zit nga shoqĂ«ria civile dhe mediet e kanĂ« siguruar shtetĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, mendoj qĂ« nuk Ă«shtĂ« vonĂ« qĂ« edhe qytetarĂ«ve tĂ« rĂ«ndomtĂ« t’iu mundĂ«sohet kjo”, pati thĂ«nĂ« Thaçi.

Meta i ishte pĂ«rgjigjur se “nuk Ă«shtĂ« zgjidhje qĂ« tĂ« merret shtetĂ«sia e ShqipĂ«risĂ«â€, por qĂ« Kosova tĂ« tejkalojĂ« problemin e izolimit.

Rregullat aktuale tĂ« ShqipĂ«risĂ« janĂ« tĂ« tilla qĂ« nĂ« rast se shtetasi i KosovĂ«s dĂ«shiron tĂ« marrĂ« shtetĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, duhet qĂ« kĂ«rkesĂ«n t’ia drejtojĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, me shpjegimin se pĂ«r çfarĂ« arsye e kĂ«rkon shtetĂ«sinĂ«. BashkĂ« me kĂ«tĂ«, duhet qĂ« tĂ« dorĂ«zojĂ« edhe certifikatĂ«n nga libra amzĂ« e tĂ« lindurve, lejen pĂ«r qĂ«ndrimin nĂ« ShqipĂ«ri dhe dĂ«shminĂ« se ka jetuar nĂ« njĂ« adresĂ« nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« paktĂ«n pĂ«r tri vjet. Sipas nevojĂ«s, kĂ«rkohet edhe vĂ«rtetimi pĂ«r dĂ«shmimin e prejardhjes shqiptare. ShtetĂ«sia e ShqipĂ«risĂ« merret me dekretin e Presidentit tĂ« atij vendi. ËshtĂ« e sigurt qĂ« gjasat janĂ« tĂ« vogla qĂ« politikanĂ«t e KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t kanĂ« marrĂ« shtetĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, tĂ« kenĂ« jetuar nĂ« njĂ« adresĂ« shqiptare, tĂ« paktĂ«n pĂ«r tri vjet./REL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery07/12/2017 17:17

Pyesim autoritetet e shtetit shqiptar pase vendimin qe politikajve te Kosoves tu jepe pasaporta shqiptare pasi , Kosova s po mund ti permbush kriteret per te marre liberalizimin e vizave dhe keshtu , qytetaret e Kosoves nuk po e kane ate te drejte te din pa viza jashte Kosoves ...? Bashke me pasaporten e Rep.se ShqipĂ«risĂ«, politikajve te Kosoves a do tu jepen edhe meditje ne € dhe bileta aeroplani ne shkuarje ardhje ne vendet ku ata shkojne me dokument udhtimi te ShqipĂ«risĂ« ..?? A do ti paguaj qeveria e ShqipĂ«risĂ« edhe hotelet politikajve re Kosoves te paisur me pasaporta shqiptare ...?

Shto koment