OKB: Dënimi i Ratko Mlladiç, një fitore e madhe për drejtësinë

OKB: Dënimi i Ratko Mlladiç, një fitore e madhe për drejtësinë

14:27, 22/11/2017
A+ Aa A-

omisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB përshëndeti sot dënimin me burgim të përjetshëm të shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç.

Ai e cilësoi këtë vendim si “një fitore të madhe për drejtësinë”.

“Mladiç është kuintesenca e së keqes”, vlerësoi Zeid Ra’ad Al Hussein, që i përkiste forcave mbrojtëse të OKB-së në ish-Jugosllavi mes viteve 1994 dhe 1996.

“Ky vendim është një paralajmërim kundër autorëve të krimeve të tilla se nuk do t’i shpëtojnë kurrë drejtësisë, sado të pushtetshëm të jenë ata dhe sado kohë të ketë kaluar. Ata duhet të japin llogari”, theksoi ai.

Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Madiç u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco